Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën e Laçit në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Kurbin – Më datë 25.08.2021, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.