Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në rrugën Vlorë–Fier, ku një i ri ka humbur jetën, derisa një tjetër është në gjendje të rëndë.
Një skuter ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një shtyllë tjetër druri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pasoja të rënda për personat në skuter.
Sipas raportimeve, i vdekur ka mbetur Luan Llanaj, 19 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit./Top Channel/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.