×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku në Kamëz, vdes 22-vjeçarja

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 21:26

    Report TV siguron videon e një aksidenti fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunën (5 dhjetor) në rrugën “Demokracia” në Kamëz, në të cilën mbeti e vdekur një 22-vjeçare dhe e plagosur një 19-vjeçare tjetër.


    Një automjet me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera. Si pasojë goditja ka rezultuar fatale.

    2 vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

    Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, drjetuese e mjetit tip SMART.

    2 vajzat ishin mike me njëra-tjetrën, dhe ishin në të njëjtën makinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!