Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja ku një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret të Kavajës. Drejtuesi i automjetit S.Xh 40-vjeç ka aksidentuar këmbësorin L.V 65-vjeçar i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkaq vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Kavajë/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.