Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Në aksident janë përfshirë një maqedonas, një shqiptar i Kosovës dhe një shtetas nga Lezha.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 pasagjerë, ndërsa shoferët e automjeteve janë shoqëruar në komisariatin e policisë.
“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë. Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. oranews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.