E.C dhe M.T janë dy të rinjtë që fatkeqësisht kanë humbur jetën sot në aksidentin në Rrugën e Arbrit.
Kujtojmë se aksidenti ndodh paraditen e sotme, ku pas përplasjes së dy makinave, “Smart”-i me të cilin udhëtonin 35-vjeçari dhe 29-vjeçarja, doli nga rruga si pasojë të dy ata mbetën të vdekur.
Ndërkohë i lënduar mbeti shoferi i mjetit tjetër dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë.
“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.