Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi nga Njesia Administrative Rrajcë e Bashkisë Prrenjas është rregjistruar në orët e vona të së Dielës. Aksidenti sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Qafë Thanë në fshatin Rrajcë.
Të njëjtat burime bënë me dije se një Zetor që po qarkullonte në rrugën kombëtare është goditur nga pas me forcë nga një automjet dhe për pasojë ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i Zetorit , Zeqir Lleshi ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi e ka zënë poshtë gabina e shkatërruar , ndërkohë që Xhevahir Dashi, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është ndaluar nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.