×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident mes dy veturave në Peqin, plagosen 3 persona

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 19:06

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Peqinit.


    Bëhet fjalë për një mjet tip Mercedes-Benz dhe një fuoristradë Hyundai që janë përfshirë në aksident.

    Për pasojë, e plagosur ka mbetur një grua, një i ri dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

    Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi 120 km në orë në kryqëzimin në superstradën Elbasan-Rrogozhinë, në hyrje të qytetit të Peqinit.

    Të plagosurit po transportohen me autoambulancë drejt spitalit të Elbasan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!