Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier mesditën e sotme.
Ngjarja ndodhi rreth orë 14:35 teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.
Gazeta Shqip mëson se bëhet fjalë për 4 të plagosur. Nga raportimet e para thuhet se aksidenti ndodhi pasi një prej mjeteve ka humbur kontrollin.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Në pamjet e siguruara nga “Shqip” duket trupi i shtrirë i një të riu anës rrugës, dhe mjetet e bëra copë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.