×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Shqipëri, vdes një person

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 18:26

    Një person ka humbur jetë si pasojë e një aksidenti, të regjistruar pasditen e sotme (23 nëntor) rreth orës 16:45, në autostradën Milot-Rrëshen.


    Sipas policisë një automjeti ka përplasur një këmbësor, ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    “Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i identifikuar si A.N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit si dhe për të identifikuar viktimën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!