×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Tiranë, shoferja 55-vjeçare përplas 6-vjeçarin

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 14:30

    Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”.


    Policia bën me dije se mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka përplasur një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

    “Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!