×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident trafiku, lëndohet rëndë 60 vjeçari

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 21:28

    Një aksident është regjistruar në aksin Koçë-Voskopojë, në fshatin Turan ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.


    Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së drejtuesit, i cili pas një devijimi nga rruga është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

    Mësohet se i plagosuri është shtetasi Haki Leska, 60-vjeç, nga Voskopoja, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, shkruan oranews.

    Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!