×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplas këmbësorët, dy të vdekur një i lënduar

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 21:15

    Dy persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.


    Mësohet se viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë kur janë përplasur nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

    Trupat e dy viktimave ndodhen akoma në rrugë, ndërsa fëmija i plagosur është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet në Reanimacion, raporton oranews.

    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

    Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!