×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 8:07

    Një 40-vjeça


    r shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Greqi.

    Siç raportojnë mediat greke aksidenti ka ndodhur në fshatin Skepasto dhe shqiptari humbi jetën pasi ra nga motori me të cilin ai po udhëtonte.

    40-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë buzë rrugës mëngjesin e sotëm. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët.

    Shqiptari ishte babai i një fëmijë.

    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet. n.d./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!