×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 18 vjeçar

    Reporteri
    23 Gusht 2024 | 11:38
    Foto ilustruese

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës.

    Policia bën të ditur se shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. 18-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

    “Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.

    Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, njofton policia e kryeqytetit”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!