×
  • Lajme
  • Shqipëria / VIDEO

    Aksidenti i rëndë në Peshkopi, shoferi përplas policin me shpejtësi marramendëse

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 10:26

    Ky është momenti kur një 27-vjeçar humb kontrollin e makinës dhe merr para efektivin e policisë Veli Gjura, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peshkopi.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi.

    Siç njoftoi policia, 27-vjeçari A.Sh, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan.

    Si pasojë e aksidentit, mbeti i lënduar Veli Gjura, (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

    Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit.

    27-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedural/vizionplus.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!