Një aksident tragjik i mori jetën dje Ervin Dervinës, oficer i kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortes së tij, shtetase rumune.
Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të ambasadës shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.
Sipas asaj që tregojnë familjarët e Dervinës në Elbasan, ai ka qenë duke udhëtuar si pasagjer me bashkëshorten e tij e cila kishte ditëlindjen dje dhe sapo po ktheheshin nga një drekë me ambasadorin shqiptar në Bukuresht dhe disa kolegë në një fshat turistik.
Kanë qenë tre makina me targa diplomate, por vetëm ajo ku ndodhej çifti u përfshi në aksident. Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve. Ai punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.