×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoqja e saj humbi jetën në aksident, 19 vjeçarja: Pse unë shpëtova dhe ti jo

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 8:23

    Deni Doku, vajza 19-vjeçare që po drejtonte automjetin tip Smart pas përplasjes së të cilit humbi jetën mikesha e saj, ka publikuar një mesazh prekës bashkë me foton e viktimës. Ajo thotë se nuk e pranon dot humbjen e saj dhe lidhjen e tyre nuk mund ta ndajë as ajo natë e zezë kur ndodhi aksidenti.


    “Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde . Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje , Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim . Je e pandashme , je pranë meje .

    Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh nëpaqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës , të dua”, shkruan ajo.

    Më pas ajo ka ndarë edhe një foto të 22-vjeçares ku shkruan se nuk e kupton pse ajo duhet të shpëtonte dhe mikesha e saj jo.

    Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Demokracia” në Kamëz. 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve ndërsa 19-vjeçarja që ishte në timon u shoqërua në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!