Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptarë në Itali. Mediat italiane shkruajnë se fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndihmës së menjëhershme që ju dha.
Ditën e djeshme Sajmir Thartori u shpall i vdekur, pas një aksidenti tragjik në punë, ku ra nga një lartësi prej 8 metrash.
Mediat italiane shkruajnë se Sajmiri, një punëtor me origjinë shqiptare, jetonte në Zevio.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë por pas disa orësh ndërroi jetë.
Mësohet se aksidenti në punë ndodhi në Sant’Apollinare, pak para orës 10 të së enjtes. I riu ishte duke punuar në rindërtimin e një ndërtese, por gjithçka përfundoi tragjikisht.
Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.