×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Motra e Klodian Rashës humb ndjenjat gjatë protestës për vrasjen e të vëllait

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 19:48

    Motra e të ndjerit Klodian Rasha, Bora, e cila erdhi nga Italia për të varrosur të vëllain, ka humbur mbrëmjen e sotme ndjenjat gjatë protestës.


    Teksa ishte duke protestuar, të resë i ka rënë gjendje të fikti. Për të ndihmuar atë janë angazhuar protestues po edhe një police femër.

    Pak më parë Bora Rasha dha një intervistë për mediat ku u shpreh se familja e saj kërkontë drejtësi për vrasjen e të vëllait e ndërsa mbante në dorë flamurin shqiptarë, u shpreh se ai simbolizonte gjakun e Klodian Rashës.

    Tensionet vijojnë të shtohen në protestën para Kryeministrisë, ndërkohë që policia ka përdorur dhe gazin lotsjellës për të qetësuar e shpërndarë turmën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!