×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Amerika tregon zemrën e madhe, i falë Shqipërisë 3 helikopterë të frikshëm

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 15:00

    Tre helikopterë “Black Hawk” do t’i jepen Shqipërisë nga SHBA-ja. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria shqiptare ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët.


    “Është finalizuar marrëveshja dypalëshe për marrjen e helikopterëve ‘Black Hawk’, ka një sërë elementësh me rëndësi. I falenderoj FA-të për angazhimin”, tha kryeministri.

    Duhet theksuar se kjo nuk është ndihma e parë që SHBA i ka dhënë Shqipërisë. Ajo ishte e përfshirë direkt në rritjen e kapaciteteve në kohën kur Shqipëria u fut në NATO.

    Ndërkohë, SHBA u tregua zemërgjerë edhe me Kosovën, të cilës i dhuroi mjaft shumë mjete ushtarake në kohën kur ajo krijoi ushtrinë, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!