Mesi i sezonit veror dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura. Shezlongë dhe vijë bregdetare që nuk kanë nevojë për koment.
Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë, nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje.
Të njëjtin fakt e pohon edhe një nga banorët e vjetër të zonës që prej vitesh jep dhoma me qira për pushues.
Mungesën e pushuesve në pikun e sezonit veror e ndjen edhe një prej shitësve të një marketi në zonë.
E njëjta situatë mbizotëron edhe në restorantet e Llogorasë, ku ka një rënie të ndjeshme.
Nisur nga ecuria e deritanishme shpresa e administratorëve të restoranteve, lokaleve dhe subjekteve akomoduese mbetet gushti dhe shpresa për ardhjen e më shumë emigrantëve
Arsyeja e kësaj situate duket se është komplekse, që nga rritja e çmimeve të transportit dhe shërbimeve e deri tek cilësia e shërbimit dhe infrastruktura, që nuk justifikohet me çmimet e vendosura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.