×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Apeli liron nga burgu dy infermieret, bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit

    Reporteri
    11 Mars 2021 | 11:35

    Gjykata e Apelit liron nga burgu dy infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Sheqerie Koci dhe Mira Bushi, të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Allderivishit.


    Për Sheqerie Koci dhe Mira Bushi prokuroria e Apelit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

    Pas arrestimit të Tire Allderivishit, më 8 shkurt u arrestuan edhe 3 infermiere e 1 sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilat dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me Tiren. Sheqerije Koçi, Mira Bushi, Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha e spitalit “Shefqet Ndroqi” u arrestuan pasi akuzoheshin se në spitalin ‘’Shefqet Ndroqi’’, përfitonin shuma parash në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjarëve të tyre.

    Ndërkohë që disa ditë më parë Gjykata e Apelit ka liruar infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha.

    Kujtojmë se Tire Alldervishi, sanitare u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID 8 milionë lekë të vjetra. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te “Shefet Ndroqi”kallëzoi në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi sepse ajo e la edhe pa ngrënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!