Instituti i Shëndetit Publik informon se në Shqipëri është konfirmuar prezencë në qarkullim e varianteve BA1 i Omikron dhe të BA2.
Në njoftimin e tyre, ISHP bën të ditur se nga totali i 556 mostrave, ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omicron. Gjithashtu ka edhe prezencë në qarkullim të BA2. Në një përqindje shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.
“Nga laboratori i referencës në Gjermani jemi informuar me prurjen e përgjigjeve të mostrave të derguara për sekuencim, ku nga totali i 556 mostrave ka rezultuar se sundon varianti BA1 i Omikron, por kemi edhe prezencë ne qarkullim dhe të BA2. Gjithashtu në një % shumë të ulët dhe qarkullim të variantit delta.
Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:
86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.