Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar të gjitha takimet që kishte për të zhvilluar gjatë ditës në Shkodër.
A2 CNN raporton se kreu i qeverisë shqiptare është nisur urgjent drejt Tiranës pas arrestimit të Veliajt.
Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.
Shefi i qeverisë ka anuluar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, drekën dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit.
Mediumi raporton se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliaj dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.