×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen gjashtë policë shqiptarë

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 13:23

    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgjet shqiptare ka vënë në pranga këtë të premte 6 punonjës të burgut të Peqinit.


    Policët akuzohen se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur me vete vlera monetare dhe telefonat celularë, një akt që bie në kundërshtim me ligjin.

    Njoftimi:

    Më datë 06.06.2019, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

    – F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

    – J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

    – L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

    – A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

    – B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

    – Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin) Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

    Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!