×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen vrasësit e shqiptarit në ishullin grek, u vra për pazare droge

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 8:24

    Policia greke ka arrestuar dy persona në ishujt Syros dhe Ios, të dyshuar për vrasjen e një shqiptari që punonte në një dyqan frutash në ishullin e famshëm, Mykonos.


    Sipas medias greke naxostimes.gr, një 56-vjeçar vendas dhe një i huaj 21 vjeçar u arrestuan në Syros dhe Ios, ndërsa policia iu gjeti edhe cigare kanabisi.

    Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur për policinë greke, pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafik droge dhe u dërgua edhe në burg, nga ku u doli në vitin 2015 dhe u kthye në Mykonos.

    Ai u qëllua më 26 korrik teksa po shkonte me një furgon në Vothonas. Dy persona me një motor skuter me skafandra iu afruan e qëlluan me armë zjarri, me breshëri 34-vjeçarin. Pasi u qëllua me armë zjarri, shqiptari dërgua në Qendrën Shëndetësore Mykonos për ndihmë të parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku edhe ndërroi jetë.

    Mediat raportojnë se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!