×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 46 vjeçari shqiptar, i gjobitur tri herë për organizim dasmash

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 13:27

    Gjobat mesa duket nuk janë masa aq të efektshme ndaj pronarëve të lokaleve që thyejnë protokollin e masave anti-Covid.


    Një 46-vjeçar në Fushë-Krujë, pronar i një lokali, është gjobitur tre herë me nga 1 milion lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj. Megjithatë ai ka vijuar i pashqetësuar punën në subjektin e tij por kjo tashmë mund ti kushtojë lirinë.

    Policia e Krujës njofton se ka proceduar penalisht 46-vjeçarin me iniciale Xh.B banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua përsëri duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

    Një rast përsëritës në shkelje të rregullave anti-Covid është konstatuar në Spitallë të Durrësit.

    Pronari i një lokali atje megjithëse ishte gjobitur njëherë, kishte organizuar sërish dasëm. Kjo gjë ishte evidentuar nga policia e cila ka vendosur masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!