×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 54-vjeçari në Lazarat, kultivoi kanabis në oborr

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 10:36

    Një 54 vjeçar është arrestuar në Lazarat pasi dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike.


    Operacioni policor i koduar “Sopoti” u finalizua në lagjen “Përroi Selime”.

    “Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informon policia e Gjirokastrës.

    Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij,

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!