Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.
Në fund të muajit dhjetor 2024, kryebashkiaku i Tiranës ishte intervistuar përreth pesë orë në SPAK. Veliaj atë periudhë kishte thënë se hetimi i SPAK-ut ndaj tij kishte ardhur nga një denoncim i bërë nga një person i quajtur Nesti Angoni, por që siç kishte thënë kryebashkiaku i Tiranës, ai është i sajuar dhe nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile.
Veliaj gjithë këtë e kishte quajtur një kurth me letra anonime.
Më 6 dhjetor 2024 SPAK kishte sekuestrouar telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle ishin kryer dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku ishin sekuestruar dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.