×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet gruaja shqiptare qe rekrutonte në Itali vajza për të luftuar në Siri

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 11:36

    Gjykata e Tiranës dha sot masën arrest me burg për Lubjana Gjeçajn, 43-vjeçarja e cila rezulton e dënuar në Itali për lidhje me organizata terroriste.


    Masa e dënimit është dhënë me synimin për ta ekstraduar më pas në Itali. Gjatë seancës gjyqësore, Gjeçaj është shprehur se ka pasur dijeni për dënimin.

    Ajo ka thënë se ka dashur të shkojë në Itali, por nuk është lejuar teksa pritet të kërkojë që këtë dënim ta shlyejë në Shqipëri.

    Dyzetetrevjeçarja dyshohet se ka qenë pjesëtare e një celule terroriste, e cila rekrutonte vajza për t’i lidhur dhe martuar më pas me luftëtarë të organizatës terroriste ISIS në Siri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!