×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet ish-punonjësi i postës që kishte vjedhur paratë e pensionistëve

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 10:25

    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se është arrestuar një ish punonjës poste pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.


    D, 48 vjeç, ka qenë punonjës i Postës Shqiptare, dhe duke shpërdoruar pozicionin e punës, ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm, dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

    Njoftimi i policisë:

    Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

    Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari (ish punonjës i Postës) i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

    Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e  Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

    Kronologjia e ngjarjes: Shtetasi i mësipërm ka qenë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

    Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!