Juristi i Agjencisë së Kdastrës së Durrësit, Mikel Zaho është arrestuar. Zaho, është prangosur për veprën penale “Shpërdorim detyre” juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho.
Prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar arrestimin e tij pas hetimeve për një parcelë me sipërfaqe 2000 m2 në zonën e Plepave.
Ora News, mëson se në këtë institucion priten edhe 5 arrestime bashkëshoqeruese.
Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi zyra kadastrale e qytetit të Durrësit, u zhvendos në Tiranë.
Zaho u arrestua edhe në 2019 së bashku me zyrtarë të tjerë të Kadastrës së Durrësit për më parë ishte tjetërsimin e 68 mijë metra katror në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.