×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Dubai Plaurent Dervishaj për një vrasje të vitit 2005

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 16:22

    Arrestohet në Dubai, Plarent Dervishajt, anëtar i “Bandës së Durrësit”, njëherësh kunati i Lul Berishës.


    Dervishaj është shpallur në kërkim në 8 dhjetor nga SPAK, për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”.

    Pas 3 ditësh Plarent Dervishaj është arrestuar ndërsa avokati i tij 2 ditë më parë në një deklaratë për mediat tha se akuzat e SPAK-ut ndaj klientit të tij janë ‘si paçavure për qëllime politike’. Në kërkim tani është vetëm Lulzim Berisha.

    Plarent Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë. Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër.

    Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

    Si ndodhi vrasja e Klodian Saliut në autostradën në 26 shkurt 2005:

    Diku mes Vorës dhe Durrësit jemi vendosur paralel me makinën që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMË kemi qëlluar me armë në drejtim të Klodit, Indriti me pistolete dhe Lenti me scorpions. Kemi ecur paralel 101 sekonda. Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiste me të madhe “O Lal mbaje, mbaje”. Hapa krahu dhe Indriti i është afruar benzit të Klodit dhe e ka goditur Klodin tre herë me pistoletë me mulli. Indriti i ka thënë pasagjerit se nëse donte të shpëtonte të mbyllte gojën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!