×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi kishte vrarë babë e birë 8 vite më parë në Elbasan

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 13:58

    Policia greke ka arrestuar 41-vjeçarin Jorgo Leku (alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou), pasi akuzohet se 8 vite më parë ka vrarë në Elbasan, babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirin.


    Gjykata e Elbasanit ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin. Mbi të rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai pritet që të ekstradohet nga Greqia.

    Arrestimi ka ardhur në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm me Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga strukturat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!