×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asnjë viktimë me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 17:27

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nuk ka asnjë të vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar vetëm shtatë raste të reja me këtë virus.


    Po ashtu janë shëruar edhe shtatë qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i pandemisë,.

    Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 132,521, numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 2,456 si dhe janë vetëm 56 raste aktive me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!