×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat me armë zjarri në Shqipëri, qëllohet ndaj djalit të një polici

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 12:47

    Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shijak, ku është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

    Mediat shqiptare raportojnë se është qëlluar me breshëri arme ndaj djalit të një oficeri të policisë, Orlando Petkola.

    Ky i fundit fatmirësisht ka arritur që t’i shpëtojë atentatit pa marrë lëndime.

    Në momentin kur është qëlluar ndaj tij, edhe Petkola ka qenë duke lëvizur me makinë, dhe manovrat e bëra i kanë shpëtuar jetën.

    Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Vetë Petkola është duke u marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e ndonjë konflikti të mundshëm, apo dyshimesh që mund të ketë në lidhje me autorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!