×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat ndaj dy të rinjve në Shkodër, qëllohen me breshëri nga makina në lëvizje

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 23:55

    Atentat ndaj dy të rinjve në Shkodër. Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:10, një mjet tip “Audi” ka qëlluar me armë zjarri ndaj një motori me të cilin po lëviznin dy 24-vjeçarët e identifikuar si Erison Gjeka dhe Ndre Pali.


    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skëndërbeg”, ose e njohur ndryshe si zona e “Fermentimit”, ku mjeti i ka prerë rrugën dy të rinjve, ka qëlluar mbi ta dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy 24-vjeçarët janë plagosur në këmbë dhe se aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se dy të rinjtë, pasi janë plagosur kanë shkuar vetë në spital, megjithatë nuk dihen detaje të tjera.

    Nga informacionet e mbledhura deri më tani mësohet se Erison Gjeka është personazh i njohur Policinë, ndërsa për Ndue Palin nuk ka asnjë të dhënë se ka qënë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.

    Dosja.al mëson se Erisoni është nipi i Gjon Gjekës, i cili është vrarë 7 vitë më parë në hyrje të pallatit të tij. Gjeka, 50 vjeç, njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve, fshati i njohur për emrat e të “fortëve”. Po ashtu ai ishte prangosur tre herë për vepra të ndryshme penale por nuk kishte përfunduar asnjëherë në burg. Së fundmi, pak para vdekjes së tij, Gjoni njihej edhe si pajtues gjaqesh.

    Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja, të cilët kanë nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes. “Blutë” kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit për të kapur autorët e ngjarjes.

    Ende nuk dihet se cili ka qënë motivi i autorëve për eliminimin e dy të rinjve.

    https://www.facebook.com/dosja.alb/videos/326999588450123

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!