×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati në Tiranë, autoritetet letër porosi Kosovës për mjetin e përdorur në ngjarje

    Reporteri
    25 Tetor 2024 | 12:48

    23 vjeçari Denis Tahiri është shpallur në kërkim pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, i akuzuar si një ndër tre autorët të atentatit të tre shtatorit në zonën e Don Boskos në Tiranë , ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

    Abc News raporton se provat kanë treguar përfshirjen e tij në ngjarje, por nuk dihet ende roli që ka pasur. Po ashtu, një letër porosi është drejtuar autoriteteve të Kosovës për informacione në lidhje me makinën e përdorur në ngjarje pasi rezulton se ka hyrë nga Kosova në Shqipëri.

    22-vjeçari Renaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre.

    45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi u plagos në këmbë./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!