Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin në Vlorë, ditën e hënë më 10 maj ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj.
Në automjet me 38 vjeçarin përveç efektivit të antidrogës ka qenë edhe një 20 vjeçar, fakt i icli është konfirmuar edhe nga blutë e Vlorës.
20 vjeçari është kushëriri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës dhe nag burimet konfirmohet i papërfshirë në botën e krimit.
Fakti që e konfirmon se ka pasur 2 persona pasagjerë është edhe video ku në momentin kur autorët mbarojnë ekzekutimin, makina frenon, prej saj del efektivi policisë dhe në fund të videos hapet sërish dera e dytë e automjetit çka tregon se ka pasur dhe një person tjetër. Gjatë dëshmisë së tij në polici, 20 vjeçari nuk ka ndihmuar shumë në lidhje me ngjarjen.
Përveç faktit që ka qenë i tronditur ai ka treguar se i ka shpëtuar plumbave pasi ishte në pjesën e pasme të makinës nga krahu i pasagjerit.
Ai nga frika nuk ka mundur të dalë nga automjeti as kur efektivi i policisë u largua. 20 vjeçari nuk ka mundur t’i njohë autorët e kamufluar tërësisht teksa dhe ai shprehet se nuk ka dijeni për konfliktet e mundshme. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur por konfirmohet që është kushëri me viktimën.
Në videon e plotë të siguruar nga Ora News, shihet se pasi mbaron breshëria e plumbave ndaj 38 vjeçarit i pari që del nga makina është efektivi i policisë dhe pas tij del 20 vjeçari i cili ndodhej në pjesën e prapme të makinë.
Pasi autorët largohen efektivi dhe 20 vjeçari kthehen sërish në makinën e Bledar Birçaj.