×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Autobusi përplas motoçiklistin në Tiranë

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 16:53

    Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Tiranës, ku një autobus ka përplasur një motoçiklist.


    Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek “Ushtari i Panjohur”, në kryeqytet. Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, e ndërsa mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, shkruan shqiptarja.com.

    Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, sërish në qendër të Tiranës, një autobus përplasi rëndë një grua në hyrje të rrugës së Durrësit.

    Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia ku po zbardh të plotë rrethanat e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!