×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai i Jonadës: Mund të kisha shkuar edhe unë, falënderoj shqiptarët për solidaritetin

    Reporteri
    06 Gusht 2022 | 13:54

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, ishte në një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen Jonada në Potam të Himarës.

    Babai i vogëlushes Jonada, Bledar Avdia, tha se edhe ai mund të kishte shkuar viktimë.

    “Mund të kisha shkuar edhe unë. Nuk e pata fajin e saj. I dha gaz me ikë. Vajzën nuk e pashë më,” tha Bledari.

    Ai falënderoi shqiptarët për solidaritetin masiv që kanë treguar me tragjedinë e familjes së tij.

    https://www.youtube.com/watch?v=xIdST3cq3UM

    Ndërkohë edhe të afërmit e tjerë të Bledarit, thanë se shpresojnë që ky të bëhet mësim për të gjithë.

    “Jonada të jetë e fundit. Të jetë mësim për të gjithë të tjerët. Sepse ajo nuk kthehet më.

    Të jesh 4 metra nga deti, duke lozur me fëmijë, një baloz që nuk ka gjak shqiptari, bën manovra dhe tenton sërish të largohet, kjo është shumë e dhimbshme. Në këtë rast përgjegjësia është tërësisht shtetërore,” thanë familjarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!