×
  • Lajme
  • Rajon

    Babai po mbyste foshnjën e tij në mes të rrugës në Athinë, ndërhyjnë shqiptarët dhe e shpëtojnë

    Reporteri
    29 Qershor 2022 | 19:28

    Disa emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë.

    Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë mbas një sherri me bashkëshorten e tij.

    Kalimtarët janë tronditur nga apeli për ndihmë i një gruaje, e cila u kërkonte kalimtarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar foshnjën e saj kanë vënë në lëvizje shtetasit shqiptarë, të cilët fillimisht i kërkuan t’ia dorëzojë nënës së tij që lutej për ti shpëtuar jetën, por pasi autori nuk pranoi, atëherë u desh ndërhyrja e tyre që të shpëtohej fëmija.

    Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.

    Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën.

    Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre.

    Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypi dhe të vjedhin në rrugët e Athinës.

    Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!