Banorët e Kolonjës në Gjirokastër i janë rikthyer protestave për të kërkuar pezullimin e lejes për HEC-in mbi përroin e Rehovës. Çështja që u bë publike 2 muaj më parë, sipas tyre ende nuk është zgjidhur.
Sipas banorëve kompania ETT Group Auto.shpk ka marrë në maj të vitit 2017 një miratim paraprak prej Ministrisë së Energjitikës për vazhdimin e proceduarave për HEC Kolonja me kapacitet të instaluar 700 kw.
Kompania sipas banorëve pretendon se ka realizuar edhe dëgjesën publike megjithëse nuk është thirrur asnjë takim publik në terren, transmeton TCH.
Banorët janë të shqetësuar për devijimin e një sasie të madhe të ujit të pijshëm dhe atij për vaditje. Ministria e Energjitikës pezulloi për rishqyrtim pak kohë më parë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me HEC-e punimet për të cilët ende nuk kanë filluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.