Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit që bëri më herët kryeministri Rama me ekipin e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se Rama konfirmoi sot që këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin politik Ballën.
Bardhi thekson se PD-ja hyn në garë “me dhe për Gjergj Lucën.”
Lexo edhe: “Çfarë ofrojnë ata për Shqipërinë?” Rama nuk resht paralelizmat me opozitën
“Edi Rama erdhi sot në Elbasan dhe e konfirmoi se sipas tij, këto zgjedhje janë për oligarkun Gjergj Luca dhe mercenarin e tij politik, Taulant Balla.
Këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit, me hallet e tyre, me papunësinë, varfërinë ekstreme, me mungesën e shanseve, me braktisjen totale nga qeveria.
Zgjedhjet janë një moment për të ndryshuar modelin e politikës, ku ata që marrin pushtet të shërbejnë e t’i kthejnë besimin qytetarëve me punë dhe projekte zhvillimi.
Ne nuk hyjmë në këtë garë me dhe për Gjergj Lucën. Kjo është alternativa e Edi Ramës.
Jemi me njerëzit, dhe do të jemi portreti dhe zëri i tyre pas 25 Prillit.“
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.