Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sapo të vijë në pushtet, do të kërkojë që të kufizohet mandati i kryeministrit.
‘Do të kërkoj kufizimin e mandatit të kryeministrit, të një njeriu në 2 mandate. Dikush që premton, 2 mandate i ka të mjaftueshme për të bërë ato që thotë. Nëse nuk ja arrin brenda 2 mandatesh, nuk ka çfarë i duhet një mandat i tretë’, tha Basha në ‘Opinion’.
Kreu i PD-së deklaroi se nëse parlamenti nuk do të ja pranojë këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të i drejtohet popullime me një referendum në lidhje me këtë çështje.
Basha deklaroi se nuk është tërhequr nga ideja e një parlamenti me Senat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.