Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarë në sheshin e qytetit të Durrësit, e akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si “hajdutin më të madh të historisë së Shqipërisë”, duke thënë se kreu ai ka vjedhur “100 mijë euro në orë”, shkruan tch.
“Papunësi e varfëri kudo që hedhim sytë, shtohet varfëria, ku shkojnë miliardat e eurove të taksave të rritura? Klouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun, ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë që fshihet pas shakave bajate. Vetëm sipas të dhënave zyrtare, në vetëm dy vite Edi Rama ka kollofitur 2 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Ka vjedhur 100 mijë euro në orë, është tarifa e estradës së Edi Ramës. Largimi i tij është emergjencë kombëtare”, tha Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.