Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sot për përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, teksa tha se e gjithë Europa e di që Edi Rama është zgjedhur jo me votat e popullit.
Basha e quajti Ramën “kryeministri i Avdylajve”.
“E gjithë Europa është shokuar nga përgjimet e publikuar nga BILD. Ato tregojnë se Rama është kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është qeveri ilegjitime. Pushtetin nuk e mori me vota, e mori me krimin, kriminelët dhe bandat, e gjithë bota e di që sot sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo populli. Vëllezër dhe motra, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës tonë. Nuk është as pak fundi i betejës tonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar, për nëj Shqipëri si gjithë Europa”, tha Basha.
Kreu i opozitës ka kërkuar nga protestuesit të mos ushtrojnë dhunë ndaj policëve, pasi, sipas tij, këtë gjë e dëshiron Edi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.