I sapo kthyer nga Berlini, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat në orët e vona të pasdites pati një mesazh për të gjithë aktorët ndërkombëtarë që kërkojnë futjen e opozitës në zgjedhjet vendore.
Basha ishte i qartë kur tha se me kriminelët dhe banditët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore
”Me të fortë dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naiv.Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeveris me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nuk mund ti kërkojnë opozitës të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje.Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion dhe as të gënjejë veten. Edi Rama po përdor çdo pushtet, çdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo”, ka thënë Basha.
Ata që mendojnë se Edi Rama mund të kufizohet, mund të reformohet apo mund të emancipohet, janë naivë tha Basha.
”Edi Rama është i zhytyr në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar standardet më minimale të bashkëjetesës demokratike. Edi Rama duhet të ikë”, ka thënë tutje Basha.