×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha në Londër: Konservatorët britanikë, aleatë kryesorë për modernizimin e PD-së

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 13:13

    Në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Lewis.


    Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve.

    Basha i shprehu kryetarit Lewis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra.

    Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe z. Naim Hasani.

    Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në mënaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!